Studentët në Kosovë të nivelit bachelor dhe master nuk do të paguajnë tarifën për semestrin e dytë, njoftoi të premten Ministria e Financave. Përfshihen edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi nis këtë lehtësim.
Ministria njoftoi se heqja e tarifës është në kuadër të programit të rimëkëmbjes ekonomike.
Tarifa e bachelorit në Kosovë është 50 euro, pra studentët e bachelorit do të paguajnë vetëm 25 euro gjithë vitin. Ndërsa studentët e masterit 125 euro nga 250 që është gjithë viti.
Edhe studentët në Shqipëri kanë kërkuar një lehtësim të tillë por nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria për ulje tarifash.
Lëvizja për Universitetin i ka dërguar një peticion me 8 mijë firma Ministrisë së Arsimit ku kërkonte anulimin e tarifës në kushtet e mësimit online.