Të mërkurën, dhjetra studentë po protestojnë, për të tretën ditë radhazi, kundër zhvillimit të mësimit online për vitin e ri akademik.
Me parullla në duar para ministrisë së Arsimit, studentët kërkojnë që qeveria të rishikojë vendimin sepse për disa degë është e pamundur për tu zhvilluar online.
Po ashtu studentët shprehen se kanë shpenzuar para për pagesat e konviktit dhe qirave të shtëpisë, sepse qeveria nuk kishte marrë një vendim për mësimin deri në momentet e fundit.
Përmes një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve, studentët i kanë kërkuar qeverisë:
- Mësim të alternuar, online dhe në auditore – leksionet online, ndërsa seminaret në auditore;
- Rimbursim të pagesave të konvikteve dhe të qerave;
- Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët;
- Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online.