Dhjetra studentë po protestojnë, të hënën, para ministrisë së Arsimit, kundër zhvillimit të mësimit online për vitin e ri akademik.
Me pankarta në duar, studentët i bënë thirrje ministrisë që të miratojë nisjen e mësimit në auditore, pasi virtualisht është e pamundur të zhvillohet një process normal mësimi.
Sipas tyre, nuk mund të eksperimentohet me arsimimin e një brezi të tërë.
Më të prekur nga zhvillimi i mësimit online duket se janë ata student që nisin vitin e parë të studimeve.
Viti i ri akademik nisi të hënën, 2 nëntor, për të gjithë universitetet.
Me vendim të ministrisë së Arsimit, mësimi do të zhvillohet online si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në gjithë universitetet e vendit, publike dhe private janë 130 mijë studentë që fillojnë sot mësimin, ku 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.