
Pas 12 ditë ngujim nëpër fakultete, studentët kanë nisur sërish protestat në rrugë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Sot, studentët do të marshojnë drejt Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare e radhës.
Megjithë tentativat e Kryeministrit Rama për të shuar protestat, studentët shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesat e tyre, deri sa ato të plotësohen.
Tani studentët kanë dhe mbështetjen e pedagogëve të disa prej fakulteteve kryesore të Tiranës. Dje, pedagogët e Shkencave të Natyrës, nënshkruan një deklaratë ku mbështësin protestën e studentëve dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Më herët, pro kërkesave të studentëve dolën edhe pedagogët e Fakultetit të Histori-Filologji, Shkencave Sociale dhe Gjeologji-Miniera.