Studentët kanë vendosur bojkotim total të mësimit dhe ngujim brenda në Fakultetin Ekonomik. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së organizuar në godinën e Fakultetit Ekonomik nga mbi 200 studentët e universiteteve të ndryshme të vendit. Në një deklaratë ata u shprehën:
“Do vazhdojmë bojkotin dhe ngujimin tonë pa afat, pasi kërkesat tona nuk janë plotësuar. Nesër të gjithë duhet të na bashkohen në protestë, pasi nuk janë plotësuar kërkesat tona. E kemi parë që kemi mbështetjen e të gjithëve dhe Rama të mos guxojë të cenojë kauzën tonë. Ne do shkojmë të ngujohemi tani dhe të gjithë duhet të na bashkohen. Nesër herët në mëngjes prej orës 07:00 iu ftojmë ti bashkoheni kauzës sonë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar”.
Më poshtë momente nga mbledhja e studentëve:
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomikut e nisën bojkotim e mësimit dhe ngujimin në fakultet ditën e premte. Pavarësisht presionit të qeverisë, si ushtrimi i dhunës ndaj studentëve përmes policisë së shtetit apo kërcënimet e dekanëve për djegien e viti shkollor, studentët nuk janë tërhequr nga protesta deri në plotësim të kërkesave të tyre.