
Rreth një e katërta e popullsisë së Indisë ka kaluar koronavirusit sipas një deklarate të një burimi të afërt me sondazhin serologjik të qeverisë, për Reuters. Kjo shifër është disa herë më e lartë se sa ajo e raportuar nga qeveria.
India deri më tani ka konfirmuar 10,8 milionë të infektuar me koronavirus, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në botë. Por sondazhi i bërë nga qeveria, ende i papublikuar tregon se mbi 300 milionë banorë janë infektuar me koronavirus.
Nuk është e qartë se sa persona kanë marrë pjesë në studimin e drejtuar nga Këshilli Kerkimor Shëndetësor. Institucioni shtetëror tha se rezultatet e studimit do të publikohen të enjten në një konferencë për shtyp.
Studimi gjithashtu ka gjetur se mbi 20 milionë banorë të kryeqytetit të Indisë, Neë Delhi kanë kaluar virusin.