Studimi i Izraelit: Doza e parë e vaksinës së Pfizerit mbron 85%

Nga Exit News
Studimi i Izraelit: Doza e parë e vaksinës së Pfizerit mbron 85%

Doza e parë e vaksinës Covid-19 e Pfizerit ofron 85 përqind mbrotje. Ky përfundim u arrit nga një studim i kryer nga punonjësit e shëndetësisë në Izrael, raportoi Reuters.

Studimi gjeti se doza e dytë e vaksinës Covid-19, e dhënë 21 ditë pas dozës së parë, mbron 95 përqind. Ai do të publikohet në gazetën mjekësore The Lancet.

Në të njejtin përfundim ka arritur edhe studimi i kryer nga kërkuesit kanadez, sipas të cilit, doza e parë e vaksinës ofron 92.6 përqind mbrojtje ndaj virusit.

Ndërsa, autoriteti amerikan i certifikimit të ilaçeve gjeti se vaksina ofron mbrojtje të lartë që me dozën e parë. Vaksina e Pfizerit po administrohet në pjesën më të madhe të vendeve të botës.

Izraeli është i vetmi vend në botë që po vaksinon në masë me vaksinën e Pfizerit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>