Një studim i Universitetit të Oksfordit dhe Institutit Britanik për Kërkime Shëndetësore gjeti të paktën një simptomë afatgjatë të COVID-19 në 37% të pacientëve tre deri në gjashtë muaj pasi ishin infektuar nga virusi.
Sipas të dhënave të 270 mijë personave të shëruar nga COVID-19, simptomat më të zakonshme afatëgjata ishin probleme me frymëmarrjen, lodhje, dhimbje dhe ankth.
Simptomat ishin më të shpeshta mes personave që kishin patur nevojë për shtrim në spital dhe tek gratë.
Studimi nuk hodhi dritë mbi shkaqet e simptomave afatëgjata të COVID-it, ashpërsinë e tyre ose sa kohë zgjasnin.
Ndërkohë, të moshuarit dhe burrat shfaqënin më shumë probleme me vështirësinë në frymëmarrje dhe probleme konjitive, ndërsa të rinjtë dhe gratë shfaqnin më shumë dhimbje koke, simptoma abdominale, ankth apo depresion.