Studimi i ri: 1 ndër 5 të infektuar me kovid është asimptomatik

Nga Exit News
Studimi i ri: 1 ndër 5 të infektuar me kovid është asimptomatik

Një ndër pesë persona të infektuar me koronavirus është asimptomatik, dhe mund ta transmetojë virusin tek më pak persona se sa një person simptomatik.

Këto janë të dhënat e zbuluara Instituti i Kërkimeve Biomjekësore në Australi. Rezultatet e studimit u botuan nga gazeta shkencore britanike Nature, të premten.

Por ende kërkuesit janë të ndarë në mendimin se një person asimptomatik mund të shërbej si përçues i heshtur i virusit.

Kërkuesit shprehen se megjithëse ka një evidentim më të madh të personave asimptomatik, personat duhet të përdorin maskë dhe të zbatojnë distancimin social, pavarësisht nëse kanë simptoma ose jo.

Në kërkimet e para për pandeminë kërkuesit u shprehën se 81 përqind e të infektuarve janë asimptomatik, ndërsa studimet e fundit tregojnë se 17% e personave të infektuar janë asimptomatik.

Sipas përcaktimit të ekspertëve njerëzit që nuk shfaqin asnëj simptomë janë asimptomatik gjatë gjithë periudhës së infektimit.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e personave zhvillojnë simptoma nga dita e 7-13, tha kërkuesi kryesor i Institutit të Kërkimeve biomjekësore në Australi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>