Studimi në “The Lancet” tregon se vaksina e Oksfordit është e sigurt dhe efikase

Nga Exit News
Studimi në “The Lancet” tregon se vaksina e Oksfordit është e sigurt dhe efikase

Vaksina e Oksfordit dhe AstraZeneca është e sigurt dhe efikase dhe krijon një mbrojtje të mirë ndaj COVID-19, sipas një studimi të shkenctarëve në “The Lancet”.

Rezultatet tregojnë se vaksina mund të reduktojë përhapjen e Covid si dhe mbron ndaj sëmundjes dhe vdekjes.

Pjesa më e madhe e personave që morën pjesë në këtë studim ishin më të rinj se 55 vjeç, por ai tregon se vaksina është efektive edhe te më të moshuarit.

Ekipet e rregullatorëve që kanë parë të njëjtat të dhëna po konsiderojnë mundësinë që të lejojnë përdorimin e vaksinës së Oxford dhe AstraZeneca për qëllime emergjence. Por ka ende pikëpyetje në lidhje me dozën që duhet përdorur.

Rreth dy javë më parë kur u prezantuan rezultatet paraprake të testimeve klinike, grupi i studiuesve të vaksinës raportoi 3 nivele efikasiteti me një mesatare prej 70%, por që mund të varionte nga 62% deri në 90%. Kjo sepse doza të ndryshme vaksine ishin përdorur gjatë testimeve pasi disa vullnetarëve iu ishin dhënë vetëm gjysmë doze nga ajo e planifikuar.

Raporti i Lancet zbuloi se 1,367 njerëz morën gjysmën e dozës në injektimin e parë dhe më pas një dozë të plotë, e cila u dha atyre 90% mbrojtje ndaj Covid-19.

Numri relativisht i vogël i personave të testuar do të thotë se është e vështirë të nxjerrësh përfundime të sigurta sipas studiuesve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>