
Rreth 5 për qind e popullsisë së Vuhanit në Kinë mund të jenë infektuar me koronavirus, sipas një studimi nga Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Vuhani ka rreth 11 milionë banorë. Sipas studimit rreth 500 mijë persona janë infektuar, ndërkohë që të raportuar nga autoritetet janë 50,354 raste.
Kina nuk i raporton rastet asimptomatike.
Studimi vjen përpara vizitës së një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë në Vuhan, për të hetuar origjinën e virusit.