Studio e konsulencës Frost & Fire sjell përvojën amerikane në Shqipëri

Nga Exit News
Studio e konsulencës Frost & Fire sjell përvojën amerikane në Shqipëri

Studio e konsulencës ligjore Frost & Fire Consulting së fundmi ka përforcuar dhe më tej përvojën e saj amerikane me promovimin e partnerit më të ri, Reshard Këlliçi.

Reshard Këlliçi është tashmë partner në studion Frost & Fire Consulting. Ai është arsimuar dhe licensuar si avokat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ofron një ekspertizë të gjerë në negocimin, financimin dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare e vendase, me fokus të veçantë në fushat e energjisë dhe infrastrukturës.

Më parë, ai ka punuar si avokat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një nga dhjetë firmat më të mëdha globale, Hogan Lovells US LLP. Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë negocimin e transaksioneve komplekse për sipërmarrje të përbashkëta, bashkime e shitblerje të korporatave globale, financime e zhvillime projektesh, investime dhe menaxhime kapitali, dhe negociata e zgjidhje të mosmarrëveshjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amerikën e Jugut dhe Evropë.

Me zyrat qendrore në Tiranë, Frost & Fire Consulting është e vetmja studio ligjore në Shqipëri që ka në gjirin e saj partnerë dhe juristë që zotërojnë të drejtën për të ushtruar profesionin në SHBA dhe Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>