Studiuesit britanik: Mpiksjet e gjakut nga koronavirusi shumëfish më të larta se ato nga vaksinat

Nga Exit News
Studiuesit britanik: Mpiksjet e gjakut nga koronavirusi shumëfish më të larta se ato nga vaksinat

Studiuesit britanik të enjtën dolën në përfundimin se rreziku i mpiksjes së gjakut në tru nga COVID-19 është shumë më i lartë  sesa ai i mpiksjes nga vaksinat, raporton Reuters.

Lajmi vjen pas ndalimit të vaksinimit të vaksinave AstraZeneza dhe Johnson&Johnson për shkak të rasteve të mpiksjes të raportuara.

Rregullatorët britanikë dhe evropianë kanë theksuar se përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet.

Në studimin e 500,000 pacientëve me COVID-19 rezultoi se mpiksja kishte ndodhur me një normë prej 39 personash nga një milion të infektuar.

Ndërkohë, Agjencia Evropiane të Barnave (EMA) raportoi 5 raste mpiksje në një milion njerëz që kishin marr vaksinën AstraZeneca.

Studiuesit theksuan se rreziku i mpiksjeve të gjakut ishte 8-10 herë më i lartë pas infektimit me COVID-19 sesa nga vaksinat.

Studimi u bazua në një bazë të të dhënave shëndetësore të Sh.B.A-së dhe kështu nuk grumbulloi të dhëna të reja mbi rrezikun e mpiksjes nga vaksina e AstraZeneca direkt, pasi goditja nuk po bëhet atje.

Po ashtu, edhe shkalla e vdekshmërisë nga mpiksja pas infektimit me Covid ishte shumë e lartë, rreth 20% të rasteve, sesa pas mpiksjes nga vaksinat.

Studiuesit theksuan se COVID-19 shoqërohej me çrregullime më të zakonshme të mpiksjes sesa crregullimet e mpiksjes në tru, është rast më i rrallë.

Rëndësia e këtij zbulimi është se rithekson faktin se kjo është një sëmundje me të vërtetë e tmerrshme, si një larmi e tërë efektesh, përfshirë rrezikun e rritur të mpiksjeve të rrala të gjakut në tru,” u shpreh John Geddes, drejtor i NIHR Oxford Health Biomedical Research Center.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>