Studiuesja Lea Ypi, shqiptarja e parë e zgjedhur në Akademinë Evropiane

Nga Exit News
Studiuesja Lea Ypi, shqiptarja e parë e zgjedhur në Akademinë Evropiane

Studiuesja, profesorja, redaktorja dhe kontribuuesja shqiptare në The Guardian dhe Neë Statesman, Lea Ypi ka njoftuar se u bë anëtarja e parë shqiptare e Akademisë Evropiane të Studimeve Humane, Letrave dhe Shkencave.

Ypi e bëri njoftimin në Twitter.

Akademia Europiane, e themeluar në 1988, ka më shumë se 4000 anëtarë dhe 70 çmime nobel.

Ypi jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe është Profesore në Teorinë Politike në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE).

Ajo u diplomua për Filozofi dhe Letërsi nga Universiteti i Romës, La Sapienza dhe përfundoi doktoraturën në Institutin e Universitetit Evropian.

Ypi rregullisht shkruan në Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e Radios dhe TV BBC.

Ajo gjithashtu ka fituar çmime dhe është e specializuar në Kant, Marks, teori demokratike, migrim, dhe teori politike dhe filozofi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>