Suedia bën progres në kontrollimin e virusit, shifra të ulëta viktimash nga Covid–19

Nga Exit News
Suedia bën progres në kontrollimin e virusit, shifra të ulëta viktimash nga Covid–19

Dy orë larg nga Stockholmi në Suedi qytetarët kanë nisur plazhin.

Ndryshe nga vendet e tjera, Suedia zgjodhi të mos vendoste karantinë dhe kufizim lëvizje për qytetarët.

Mbi 5,500 persona janë shënuar viktima nga koronavirusi në shtetin që ka 10 milion banorë.

Kjo është një nga shkallët më të lartatë vdekshmërisë për shkak të virusit në vendet nordike.

Por shifrat e fundit tregojnë se Suedia po bën përparim në përmbajtjen e virusit. Numrat e viktimave në një ditë kanë qënë të ulëta përgjatë korrikut,.

Kulmin e pandemisë Suedia e kaloi në Prill kur regjistroheshin mbi 100 viktima në ditë.

Pesë muaj nga nisja e pandemisë dhe në Suedi, Agjencia Publike e Shëndetit raporton se vetëm 6% e popullsisë ka antitrupa ndaj koronavirusit.

Kjo shifra besohet të jetë shumë herë më e lartë pasi për institucionet ka rezultuar tepër e vështirë matja e imunitetit në popullatë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>