Agjencia shëndetësore e Suedisë vendosi pezullimin e vaksinës së Covid19, të kompanisë AstraZeneca, të martën si një masë parandaluese deri në vendimin e BE-së..
Njësoj edhe Agjencia shëndetësore e Letonisë të martën vendosi “pezullimin e përkohshëm” deri në dy javë të përdorimit të vaksinës AstraZeneca.
Gjermania, Franca dhe Italia vendosën të hënën se do të ndalojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi disa vende raportuan shqetësime në lidhje me efekte anësore.
Ekspertët e sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Evropiane të Barnave do të diskutojnë sot, 16 mars, të dhënat nga vaksinat AstraZeneca dhe rregullatori Evropian do të zhvillojë një takim të enjten, 18 mars për të vendosur për veprimet e mëtejshme.