Suedia regjistron numrin më të lartë të infektimeve në Europë

Nga Exit News
Suedia regjistron numrin më të lartë të infektimeve në Europë

Suedia raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në Evropës gjatë javës së fundit, raporton The Guardian.

Po ashtu ajo ka më shumë pacientë në kujdesin intensiv qysh nga fillimi i pandemisë.

Vendi ka qënë rutinisht kundër bllokimeve dhe rritjen e kufizimeve e ka bërë në mënyrë graduale dhe kryesisht vullnetare.

Suedia ka regjistruar 625 infeksione për 1 milion njerëz në shtatë ditët e fundit, sipas platformës ourëorldindata.org.

Ndërkohë të dhënat tregojnë se vendet europiane kanë regjistruar shifra më të ulëta.

Për 1 milion banor Poloni shfaqet me 521 raste të reha, Franca me 491, Hollanda me 430, talia me 237 dhe  Gjermania me 208.

Rastet e Suedisë janë shumë herë më të larta se vendet fqinje nordike Finlanda, Danimarka dhe Norvegjia, të cilat raportojnë respektivisht 65, 111 dhe 132 raste të reja për 1 milion banor.

Në vend të hënën rezultonin rreth 392 në njësitë e kujdesit intensiv.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>