
Serverat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) u sulmuan nga hakerat. Sulmi kibernetik u ndalua nga specialistët pranë SHÇBA-së.
Autoritetet nuk kanë lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.