Të paktën 12 persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme, gjatë një sulmi në një treg krishtlindjesh, në Berlin të Gjermanisë.
Një kamion hyri me shpejtësi mes njerëzve, duke vrarë 12 persona dhe plagosur më shumë se 50 të tjerë. Njëri prej shoferëve të kamionit është arratisur, ndërsa shoferi tjetër dyshohet se ka humbur jetën, megjithatë ende nuk ka asnjë deklatarë zyrtare.
Sipas medias gjermane, policia dyshon se sulmi është bërë nga organizatat terroriste, por ende nuk janë bërë publike më shumë detaje.
Një sulm i ngjashëm terrorist, me kamion, shkaktoi 86 të vdekur në Nisë të Francës, më 14 korrik të këtij viti.