Sulm me valë ultrasonike ndaj diplomatëve të SHBA-ve në Berlin

Nga Exit News
Sulm me valë ultrasonike ndaj diplomatëve të SHBA-ve në Berlin

Qeveria amerikane po heton pasi disa anëtarë të stafit në ambasadën amerikane në Berlin kanë shfaqur shenja të një sëmundje misterioze të njohur si “sindromi Havana” që ka goditur diplomatët dhe spiunët amerikanë në të gjithë globin, sipas Politico.eu.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se anëtarët e stafit në Berlin filluan të raportojnë simptomat javët e fundit, duke konfirmuar një raport të Wall Street Journal të mërkurën. Simptomat përfshijnë nauze, dhimbje koke të forta, dhimbje veshi, lodhje dhe pagjumësi. Disa nuk ishin në gjendje të punonin për shkak të ashpërsisë së simptomave dhe u dërguan në shtëpi.

Sindroma Havana, e quajtur sipas kryeqytetit të Kubes ku u dokumentua për herë të parë në 2016, ende nuk është kuptuar plotësisht, por disa shkencëtarë besojnë se mund të jetë rezultat i ‘armëve të pulsit me mikrovalë – e njohur si “sulm i energjisë së drejtuar” ose sulm me valë ultrasonike të frekuencës së lart-nga një aktor i huaj. Që atëherë, raportohet se ka goditur gjithashtu zyrtarë amerikanë në Kinë, Rusi dhe Austri.

Ligjvënësit amerikanë kanë qenë duke e shtyrë administratën e Biden që të rrisë përpjekjet e saj për të zbukuar  këtë sëmundje të pashpjegueshme.

Ndërsa shkaku i sëmundjes mbetet një mister, hetuesit amerikanë dyshojnë se Rusia mund të jetë e përfshirë.

Gazeta gjermane Der Spiegel dhe Bellingcat gjithashtu raportuan të mërkurën se “për ca kohë, agjencitë qeveritare ruse kanë punuar përmes një programi sekret mbi një metodë të lëshimit të valëve të rrezikshme nga distanca përmes celularit të objektivit”.

Muajin e kaluar, New Yorker raportoi se Vjena është “pika e re e nxehtë” për sindromën Havana me më shumë se 24 raste të regjistruara në kryeqytetin austriak, duke e bërë atë qytetin e dytë më të prekur pas Havanës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>