Autoriteti Bankar Evropian tha të hënën se ishte shënjestruar nga hakerat e megjithëse nuk ishin mbledhur të dhëna të sakta, do të dyfishonte përpjekjet për të mbrojtur veten.
Autoriteti u gjend mes të një sulmi global kibernetik, që shfrytëzonte të metat në programin e serverit të postës së Microsoft.
Rregullatori Bankar Evropian (EBA), i cili mbledh dhe ruan të dhëna shumë të ndjeshme në lidhje me bankat dhe huazimin e tyre, tha se besonte se sulmi kibernetik kishte goditur vetëm serverat e tij të postës elektronike.
EBA ishte viktima e fundit e spikatur midis dhjetëra mijëra organizatave në Azi dhe Evropë të shënjëstruara në një fushatë për të cilën Microsoft Corp thotë se përdor dobësitë e padikuara më parë n të softuerit të saj të serverit postar.
Hakerat vazhdojnë me sulmet pavarësisht nga mburojave të emergjencës, të lëshuara nga Microsoft. Kjo e fundit se po punon me agjencitë qeveritare dhe kompanitë e sigurisë për të ndihmuar klientët.
Sidoqoftë, një skanim i pajisjeve të lidhura tregoi se vetëm 10% e atyre që ishin në nevojë kishin instaluar mburojat deri të premten, megjithëse numri ishte në rritje.
Microsoft dhe një person që punon me skudrën e përgjigjes së SHBA-ve fajësuan valën fillestare të sulmeve ndaj një aktori të mbështetur nga qeveria kineze.
Një zëdhënës i qeverisë kineze tha se vendi nuk ishte prapa ndërhyrjeve.
Duke e cilësuar sulmin si “kërcënim aktiv”, sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë të premten se cenueshmëria e serverëve të Microsoft Exchange “mund të ketë ndikime të mëdha”.
“Secili që punon me këta serverë – qeveri, sektorë privatë, akademi – duhet të veprojë tani për t’i rregulluar”, ka thënë Psaki.
Sipas Reuters, ajo që filloi si një sulm i kontrolluar në fund të vitit të kaluar kundër disa shënjestrave klasike të spiunazhit kaloi muajin e kaluar në një fushatë të gjerë. Më shumë sulme priten nga hakera të tjerë, teksa kodi i përdorur për të nën kontroll serverat e postës përhapet.
Të gjithë ata që preken duket sikur punojnë me versionin online të postës elektronike Outlook dhe i përdorin në pajisjet e tyre, në vend që të mbështeten tek ofruesit on cloud.