Sulmet ndaj gazetareve femra u rritën me 102.8% në tremjorin e parë të 2021

Nga Alice Taylor
Sulmet ndaj gazetareve femra u rritën me 102.8% në tremjorin e parë të 2021

Situata për gazetaret femra po përkeqësohet me shpejtësi.

Vetëm në mars, Koalicioni për Gratë në Gazetari raportoi 111 raste dhune ndaj punonjësve të medias në të gjithë botën.

Kjo është një rritje prej 102.8% në tre muajt e parë të 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky është gjithashtu numri më i lartë i sulmeve të regjistruara ndonjëherë nga organizata.

Të paktën katër gazetare femra u vranë gjatë muajit të fundit.

Në SHBA, Lynn Murray, ish-regjisori i fotove për Hearst dhe Conde Naste ishte një nga dhjetë viktimat e të shtënave në një dyqan ushqimesh në Colorado në 22 Mars.

Në Afganistan, tre gra punonjëse të medias u qëlluan nga terroristët në Jalalabad.

Ky është një demonstrim se si grupet fondamentaliste shënjestrojnë gazetaret femra në vend, sipas CFËIJ.

Edhe 10 të tjera u sulmuan fizikisht ose gjatë punës.

Katër gra u sulmuan dhe u ndaluan nga policia në Mexico City. Ato po mbulonin ngjarje në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Gruas 2021.

Sulmet nuk kanë kursyer as Desislava Panayotova-n në Bullgari. Makina e saj u vandalizua, ndërsa ishte parkuar jashtë shtëpisë së saj.

Kjo është hera e dytë që ajo vihet në shënjestër pasi në dhjetor 2020, makina e saj u spërkat me plumba.

Në Turqi, Ceren Iskit u sulmua nga policia teksa monitoronte sigurinë e gazetareve femra, gjatë protestave të drejtuara nga gratë kundër tërheqjes së vendit nga Konventa e Stambollit.

Një gazetare në Mal të Zi, Jelena Jovanovic u sulmua nga një burrë ndërsa po mbulonte një ngjarje politike. Incidenti u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Turqia dënoi gjithashtu gazetaret Perihan Kaya me 15 muaj burg për “përhapjen e propagandës terroriste“, 18 muaj burg për Serpil Unal dhe Songul Yucel me akuzat e “të qenurit anëtar i një organizate terroriste” dhe tre vjet e shtatë muaj burgim për  Muyesser Yildiz.

Autoritetet turke arrestuan gjithashtu dy reportere, Ebrar Basyigit dhe Yagmur Kaya, ndërkohë që mbulonin protestat e studentëve.

Për sa i përket kërcënimeve me vdekje, gazetarja turke Canan Kaya u kërcënua pas postimit të saj në lidhje me tërheqjen e vendit nga Konventa e Instanbul.

Gazetaret turke raportuan gjithashtu raste të shumta të ngacmimit gjyqësor, ngacmimit në vendin e punës dhe sulmeve raciste.

Huffington Post u kritikua për pushimin nga puna të 47 gazetarëve, 31 prej të cilëve ishin gra. Kjo erdhi pas blerjes së tyre nga Buzzfeed.

Pati edhe raporte të fushatave të organizuara të talljeve në Francë, SH.B.A., Pakistan dhe Filipine dhe akuza për ngacmime seksuale në Maltë, Australi, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>