Kryeministri Edi Rama takoi të martën gjatë një vizitë zyrtare kryeminsitrin e Hungarisë, Viktor Oroban.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp Oroban deklaroi se Hungaria mbështeste integrimin pa kushte të Shqipërisë në BE.
“Pa i siguruar mundësi anëtarësimi kësaj pjese të kontinentit nuk mund të ketë stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë,” u shpreh ai.
Oroban falenderoi Shqipërinë për mikpritjen e bankës OTP si investitor dhe premtoi se investime të tjera do ta ndiqnin.
Nga ana e tij, Rama vlerësoi dijen dhe përvojën mbresëlënëse që një vend si Hungaria kishte për të ofruar.
Ai shprehu interes për bashkëpunim në fushën e dijes, kulturës dhe nw rrugën e integrimit evropian.