Talebanët pengojnë hyrjen e afganëve në aeroportin e Kabulit

Nga Exit News
Talebanët pengojnë hyrjen e afganëve në aeroportin e Kabulit

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid thotë se talebanët nuk po i lejojnë më shtetasit afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të situatës kaotike atje.

Në një konferencë shtypi, ai tha se turmat në aeroport duhet të shkonin në shtëpi dhe siguria e tyre do të ishte e garantuar.

Ai gjithashtu i bëri thirrje SHBA-së të mos inkurajonte afganët të shkonin në aeroport për t’u larguar.

“Mos i inkurajoni afganët të largohen … Ne kemi nevojë për talentin e tyre.”, tha Mujahid.

Disa nga pikat kryesore të konferencës për shtyp të zëdhënësit të talebanëve janë:

  • Mujahid tha se talebanët duan që të gjithë shtetasit e huaj të evakuohen deri në afatin e 31 gushtit, duke shtuar se ata “nuk janë pro” lejimit të afganëve që të largohen.
  • Ai u bëri thirrje shtetasve afganë të shkojnë në shtëpi dhe kërkon nga SHBA që të mos i inkurajojë ata të largohen nga vendi
  • Ai njoftoi se gratë nuk do të pengohen përgjithmonë të shkojnë në punë, duke thënë se autoritetet po përpiqen të krijojnë një procedurë në mënyrë që ato të mund të rikthehen në punë.
  • Ai tha se ambasadat e huaja janë siguruar për sigurinë e tyre dhe i nxit ata të mos mbyllin ose ndalojnë punën.
  • Ai tha se shkollat, universitetet dhe medresetë, si dhe spitalet, qeverisja vendore dhe stacionet televizive dhe radio po funksionojnë përsëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>