Talibanët ndalojnë muzikën në Afganistan

Nga Exit News
Talibanët ndalojnë muzikën në Afganistan

Në Afganistan, muzika do të ndalohet përsëri: njoftimi u bë nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

“Muzika – shpjegoi ai për New York Times – është e ndaluar në Islam, por ne shpresojmë që të jemi në gjendje t’i bindim njerëzit të mos i bëjnë këto gjëra, në vend që të ushtrojnë presion”.

Tashmë nën sundimin taleban në vitet 1990, muzika, televizioni dhe kinemaja ishin të ndaluara dhe shikimi i tyre kishte dënime të rënda.

Të gjitha ndalimet e vendosura gjatë qeverisjes së mëparshme të talibanëve:

Në qeverisjen e mëparshme të talebanëve ishte e ndaluar leximi i revistave të modës, alkoolit dhe kozmetikës.

Lojrat si bilardo, letra dhe shah u ndaluan. Importimi i  kasetave video, antenave satelitore, fishekzjarreve dhe materialeve pornografike gjithashtu u ndalua.

Në vitin 2019, një grua u godit nga disa burra pasi u kap duke dëgjuar muzikë.

E ardhmja e grave afgane:

Që nga deklaratat e para pas marrjes së pushtetit, talebanët kanë deklaruar se gratë afgane nuk do të detyrohen, si në të kaluarën, të mbulojnë fytyrat e tyre dhe të qëndrojnë të mbyllura në shtëpi. Ata do të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë ose zyrë pa një “mahram”, një mësues ose kujdestar mashkull.

Rregullat:

Muxhahidi i shpjegoi gazetës amerikane: “Nëse ato shkojnë në shkollë, punë, universitet ose spital, ato nuk kanë nevojë për një mahram”. Sidoqoftë, ato duhet të shoqërohen për udhëtime që zgjasin më shumë se dy ditë. Disa ditë më parë, u ndalua gjithashtu një mësim i përzier në universitete.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>