Talibanët publikojnë një “listë të zezë”

Nga Exit News
Talibanët publikojnë një “listë të zezë”

Talibanët kanë shpallur “një listë të zezë” ku bëjne pjesë persona me lidhje të dyshuara me administratën e mëparshme afgane, sipas një raporti të një grupi inteligjence norvegjeze, raporton Reuters.

Sipas raportit të Qendrës Norvegjeze për Analizat Globale RHIPTO talebanët “po intensifikojnë kërkimet për të gjithë individët dhe bashkëpunëtorët me regjimin e mëparshëm”. Ata kanë qëllim arrestimin dhe i ndëshkimin e familjarëve të tyre sipas ligjit të Sheriatit.

Sipas raportit, njerëzit në pozicionet drejtuese në ushtrinë afgane, njësitë policore dhe hetimore ishin veçanërisht të rrezikuar.

Talibanët po kryejnë “kërkime derë më derë” për të gjetur njerëz.

Raporti përfshinte një letër me katër faqe të shkruar për një person që pretendohet se ka punuar për qeverinë afgane. Ai u mor nga apartamenti i tij në Kabul këtë javë dhe u ndalua për t’u marrë në pyetje mbi rolin e tij si një zyrtar kundër terrorizmit në qeverinë e mëparshme.

Në letër talebanët e kërcënonin atë me arrestimin e anëtarëve të familjes dhe trajtimin e tyre “sipas ligjit të Sheriatit”.

Christian Nellemann, drejtori ekzekutiv i grupit të inteligjencës, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai pret që ata që janë në listën e zezë të talebanëve të përballen me tortura dhe ekzekutime.

Për kë ishte raporti?

Grupi jofitimprurës, i cili bën vlerësime të pavarura të inteligjencës, tha se raporti i Afganistanit u nda me agjencitë dhe individët që punojnë brenda Kombeve të Bashkuara.

Por një zyrtar i OKB -së i tha agjencisë së lajmeve Reuters: “Ky nuk është një raport i prodhuar nga Kombet e Bashkuara, por nga Qendra Norvegjeze për Analizat Globale.”

Dëshmitë në rritje kundër talebanëve

Një anëtar i lartë i forcave të sigurisë të administratës afgane u tha gazetarëve se talebanët po përdornin dokumente sekrete të sigurisë kombëtare për të arrestuar ish -punonjës të inteligjencës dhe sigurisë.

Ligjvënësi amerikan Jason Crow tha gjithashtu se talebanët po përdornin dokumente të inteligjencës dhe se anëtarët e grupit po “rrisnin metodikisht përpjekjet për t’i mbledhur ata njerëz”.

Sipas Pentagonit, në pesë ditët e fundit, SHBA ka evakuuar rreth 7,000 njerëz nga Kabuli me aeroplanë civil.

Kjo përfshin qytetarët amerikanë, stafin e Ambasadës amerikane, qytetarët e vendeve të NATO-s, shtetasit afganë në rrezik, si dhe shtetasit afganë që janë kualifikuar për viza të veçanta emigruese.

Crow tha se ishte i shqetësuar se qeveria amerikane mund të përfundojë operacionin e evakuimit më 31 gusht. Kjo do të linte më shumë se 100,000 afganë dhe anëtarë të familjes në rrezik nga hakmarrja e talebanëve.

Presidenti amerikan Joe Biden tha këtë javë se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan për të ndihmuar me evakuimet në fund të gushtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>