Tanja Fajon, eurodeputetja sllovene komentoi dokumentin e fundit të publikuar në media mbi planet e Kryeministrit slloven për ndryshimin e kufijve të Bosnje-Hercegovinës. Fajon, në një postim në Facebook e quajti dokumentin “një dëm shumë të madh për Slloveninë”.
“Ekziston një perceptim i rrezikshëm i politikës për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Slloveninë, e cila kërcënon seriozisht besueshmërinë dhe suksesin e Këshillit tonë të BE-së. Pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për vendin tonë është tashmë shumë i madh. Është e nevojshme që Parlamenti Evropian t’i japë një pozicion të qartë Sllovenisë Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht Bosnje-hercegovinës para se të humbasim një mundësi të jashtëzakonshme për të rivendosur besimin midis BE, Sllovenisë dhe rajonit me hapa konkretë për një shpresë të re në një perspektivë të qartë evropiane”, shkroi Fajon.
Prej disa ditësh në median sllovene u botua një dokument i qeverisë sllovene me planet për ndryshimin e kufijve të Bosnjes.
KE më parë e mohoi ekzistencën e dokumentit.