Të gjithë ata biznese që kanë plotësuar gabim të dhënat e llogarisë bankare gjatë aplikimit për pagën e luftës 26 mijë lekëshe, do të kenë mundësi t’i saktësojnë ato.
Drejtoria e Tatimeve ka saktësuar se kjo mundësi do t’i jepet vetëm atyre bizneseve të cilat kanë marrë konfimimin për miratim të pagës së luftës, por që për shkak të parregullsive, paga nuk ka kaluar akoma në llogaritë bankare.
Të gjithë bizneset që kanë statusin e pagesës Kthyer nga Banka për Pasaktësi, kanë të drejtë të bëjnë rregullimet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve.
Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me dhe kalimin e shumës prej 26 mijë lekësh në llogarinë e secilit individ përfitues.