Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant ka fajësuar, të martën, Maqedoninë e Veriut për vendimin e BE-së për të shtyrë për në vitin 2021, nisjen e negociatave me Shqipërinë përmes konferencës së parë ndërqeveritare.
Në një konferencë për mediat, Balla deklaroi se nuk është faji i Shqipërisë që nuk u hapën negociatat. Sipas tij, vendimi për të shtyrë negocitat me Shqipërinë erdhi si pasojë e konfliktit që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë.
“Nuk duhet të harrojmë se Gjermania flet duke sjellë të gjithë sensibilitetet e vendeve anëtare. Ne rast se këto vende siç është diskutimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë që kanë përdorur të drejten e vetos për të caktuar datën e konferencës së parë ndërkombëtare tregon se nuk ka një konsensus mes 27 vendeve”, tha Balla.
Kancelarja Merkel shprehu dyshim nëse konferenca me Shqipërinë mund të mbahet në vitin 2020.
Ndërkohë për Maqedoninë e Veriut ajo tha se konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet brenda dhjetorit të 2020, në varësi të dakordësisë së Bullgarisë.
Për Taulant Ballën ky nuk është një ndryshim qëndrimi nga ana e Gjermanisë.
“Nuk bëhet fjalë për një ndryshim të qëndrimit të Gjermanisë. Gjermania në çdo moment ka pasur dëshirën që konferenca ndërqeveritare të mbahet në dhjetor të këtij viti në përfundim të presidencës gjermane”, u shpreh Balla.
BE ka deklaruar se Shqipëria nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet, sikurse është ngritja e Gjykatës Kushtetuese.
Balla ka dekalruar se në ditët në vijim do të ketë anëtarë të rinj për gjykatën kushtetuese. Po ashtu, ai tha se Shqipëria do të ketë një ligj për mediat.