Të ardhurat nga emigrantët, një miliardë dollarë u dërguan në Shqipëri gjatë 2016-ës

Të ardhurat nga emigrantët, një miliardë dollarë u dërguan në Shqipëri gjatë 2016-ës

Rreth një miliardë dollarë dërguan emigrantët në Shqipëri gjatë vitit 2016. Pew Research Center, qendra kërkimore amerikane, ka bërë publike hartën e remitancave, para apo asete që emigrantët dërgojnë në vendit e tyre, për vitin 2016, duke renditur dhe shtetet nga ku këto para dërgohen.

Emigrantët nga Greqia renditet të parët me rreth 463 milionë dollarë të dërguar në Shqipëri, në vend të dytë vjen Italia me 382 milionë dollarë.

Më pas renditen shqiptarët që jetojnë në SHBA me 77 milionë dollarë të dërguara, ata që jetojnë në Gjermani me 37 milionë dollarë.

Mes vendeve të para renditen dhe vendet fshinje, Maqedonia me 19 milionë dollarë dhe Mali i Zi me 15 milionë dollarë.

Ndërkohë gjatë 2016-ës, remitancat dalëse nga Shqipëria ishin 185 milionë euro. Vendet ku u dërguan më shumë nga këto para janë Serbia me 75 milionë euro dhe Kroacia me 31 milionë euro.

Në rang ndërkombëtar vihet se nga nga viti i kaluar, dërgesat e emigrnatëve drejt shtëpive të tyre kanë rënë, megjithatë një matje e saktë e remitancave është e vështirë pasi shpesh ato dërgohen në kanale jozyrtare të pamatshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>