Të gjitha ndalimet dhe kufizimet e lëvizjes të vendosura nga qeveria

Nga Exit News
Të gjitha ndalimet dhe kufizimet e lëvizjes të vendosura nga qeveria

Qeveria ka urdhëruar vetëkarantinimin 14 ditor të çdo kujt që ka hyrë në Shqipëri nga Italia pas datës 1 mars.

Policia patrullon rregullisht rrugët e qyteteve kryesore për të zbatuar këtë detyrim. Personat që thyejnë këtë urdhër gjobiten me 5 mijë euro.

Këshilla e qeverisë për gjithë të tjerët është qëndrimi në shtëpi, nëse është e mundur, dhe tërheqja nga çdo lloj kontakti shoqëror.

Exit News ju sjell më poshtë të gjitha ndalimet e tjera të urdhëruara nga qeveria.

Për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me to telefononi në numrat e telefonit të policisë: 069 412 2223 dhe 069 412 2224.

Për çdo emergjencë shëndetësore duhet të telefoni në numrin: 127.

Për çdo emergjencë tjetër duhet të telefonini në numrin e policisë: 129.

Tregtia dhe shërbimet

Të gjitha aktivitetet tregtare me pakicë janë të mbyllura deri në datën 3 prill, në të gjithë Shqipërinë.

Janë të hapura farmacitë, të gjitha llojet e dyqaneve që shesin ushqime.

Të gjitha bankat e vendit janë të mbyllura nga data 12 mars deri më 16 mars. Makinat ATM janë funksionale.

Shkollat

Shkollat e të gjitha niveleve, në të gjithë vendin, janë të mbyllura nga 10 mars—3 prill. Mësimi gjatë kësaj kohe zhvillohet online, sipas udhëzimeve të publikuara në faqen e Ministrisë së Arsimit.

Shërbimet publike

Administrata publike është e gjitha e mbyllur. Zyrat dhe sportelet publike të shërbimeve janë të gjitha të mbyllura. Vazhdojnë rregullisht shërbimet online.

OSSHE dhe kompanitë e ujësjellasve punojnë me personel të reduktuar, kryesisht për t’ju përgjigjur emergjencave të qytetarëve.

Janë të mbyllura të gjitha muzeumet, kinematë, teatrot publikë dhe privatë.

Janë të mbyllura të gjitha parqet.

Udhëtimi ndërkombëtar

Të gjithë kufijtë tokësore për udhëtimin e njerëzve janë të mbyllur me të gjitha vendet, për një kohë të pakufizuar. Askush nuk mund të udhëtojë në asnjë drejtim me Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë kufijtë detarë për udhëtimin e njerëzve janë të mbyllur, dhe nuk mund të udhëtohet me traget ose mjete të tjera drejt Italisë dhe as Greqisë.

Transporti i detar dhe tokësor i mallrave vazhdon normalisht.

Fluturimet dejt Italisë dhe Greqisë janë të mbyllura pa afat.

Qytetarët italianë që kanë mbetur në Shqipëri duhet të kontaktojnë me ambasadën italiane e cila po përpiqet të organizojë një fluturim çarter për nxjerrjen e tyre nga Shqipëria.

Fluturimet direkte me Britaninë e Madhe vazhdojnë, por janë të kufizuara. Të gjithë personat që kanë biletë të prerë duhet të lidhen me British Airways.

Të gjitha fluturimet drejt destinancioneve të tjera funksionojnë sipas orareve normale. Për të udhëtuar drejt Aeroportit të Rinasit duhet të telefoni paraprakisht në numrat 112 dhe 129 për të marrë lejen e udhëtimit me mjetin përkatës drejt këtyre pikave.

Udhëtimi ndërqytetas

Është ndaluar për një afat të pacaktuar qarkullimi në rrugët Tiranë—Durrës, Shkodër-Lezhë, Elbasan-Korçë, Lushnjë-Fier dhe Fier-Vlorë për të gjitha llojet e automjeteve private, përfshi mjetet e transportit të qytetarëve.

Lejohet qarkullimi i ambulancave, makinave shtetërore, makinave të autorizuara dhe mjeteve të transportit të mallrave.

Ndalimi nuk do të zbatohet për 8 orët e natës së ditës së hënë më 16 mars, nga ora 00:00 deri në orën 08:00, kur lejohen të lëvizin të gjitha llojet e mjeteve.

Udhëtimi brenda qytetave

Nga 13 marsi është ndaluar pa afat qarkullimi brenda qyteteve të Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Lushnjë, Fier, Vlorë qarkullimi i makinave private të të gjitha llojeve përfshi mjetet e transportit të qytetarëve, me përjashtimin e mëposhtëm.

Çdo ditë lejohet qarkullimi i makinave për të mundësuar vajtjet dhe kthimin nga puna: lejohet lëvizja për të shkaur në punë deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe për t’u kthyer nga ora 16:00 deri në 17:00.

Gjatë ndalimit mund të qarkullojnë vetëm autoambulancat, makinat shtetërore dhe mjetet që kryejnë transport mallrash.

Nga dita e hënë do të lejohen të qarkullojnë edhe automjetet që kanë autorizm të veçantë: a) makinat e punonjësve shtetërore; b) mjetet e transportit të punëtorëve të bizneseve. Për autorizimin e këtyre mejteve duhet telefonuar në numrat e policisë 069 412 2223; 069 412 2224.

Ndalimet e mësipërme nuk do të zbatohet për 8 orët e natës së të hënës, më 16 mars, nga ora 00:00 deri në orën 08:00, dritare gjatë së cilës lejohet të lëvizin të gjitha llojet e mjeteve pa asnjë përjashtim.

 

Shënim: Ky artikull u përditësua për të reflektuar lejimin e mjeteve për të shkuar dhe kthyer nga puna, vendosur nga qeveria ditën e shtunë në mbrëmje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>