Të gjitha premtimet e Ramës për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Nga Exit News
Të gjitha premtimet e Ramës për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin e rindërtimit të banesa të dëmtuara nga tërmeti.

Në konferencën për shtyp, Rama premtoi se shtëpitë e reja për familjet e prekura do të jenë gati brenda vitit 2020.

Ai premtoi se familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura do të përfitojnë të para nga procesi i rindërtimit.

Exit News sjell më poshtë premtimet që Kryeministri Rama bëri sot për procesin e rindërtimit:

 – Rindërtimi do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë pranë shtëpisë së rrënuar sepse nuk mund të shkëputen nga shtëpia, gjëja e gjallë.

 – Familjet e prekura që kanë humbur shtëpitë do e kalojnë Vitin e Ri në shtëpi të pakrahasueshme me ato që humbën.

 – Ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi do marrin aq shtëpi sa kanë kurora.

 – Shtëpitë do të jepen falas, shumë më të mira se ato që i kishin. Nuk do të rindërtohet vetëm hapësirën e shtëpisë, por të gjitha strukturat.

 – Blloqet e reja të ndërtimit do jenë në të njëjtin nivel cilësie si ato që blejnë të pasurit në Tiranë dhe Durrës dhe do jenë falas. Kjo është sfida jonë.

 – Sot kur sheh Spitallën duket sikur po i çon njerëzit në një hapësirë pa lidhje. Nesër do të jetë një zonë e re ekonomike me një park ekoologjik.

 – Thumana kur ne të japim çelësin, nuk do të ketë lidhje me Thumanë ku ata jetonin.

Kryeministri Rama tha se i gjithë procesi i rindërtimit do të monitorohet nga ndërkombëtarët, të cilët në Konferencën e Donatorëve mbështetën Shqipërinë me dhurime, grante dhe kredi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>