Të huajt në vend mund të vaksinohen tek sheshi ‘Skenderbej’

Nga Exit News
Të huajt në vend mund të vaksinohen tek sheshi ‘Skenderbej’

Nënshtetasit e huaj mbi moshën 70 vjeç, me banim në Shqipëri, mund të vaksinohen kundër Covid19 në Sheshin ‘Skenderbej’, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Pas pyetjeve drejtuar nga Exit News, Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP-së, njofton se procedura për vaksinimin e të huajve në vend është:

Përgatitsi dokumentin e leje qëndrimit, pasaportën dhe çdo ilaç që po merrni aktualisht.

Shkoni në Sheshin ‘Skënderbej’ në qendër të Tiranës ku po bëhet vaksinimi masiv. Qendra është e hapur nga ora 9 e mëngjesit – 7 pasdite, por Instituti këshilloi që koha më e mirë të jetë ndërmjet 12:00 dhe 13:00.

Duhet t’i paraqisni dokumente tek mjekët, konfirmoni nëse keni ndonjë alergji ose kundërindikacion me ilaçe që merren.

Vaksinohuni dhe merrni çertifikatën e vaksinës.

Në rastin e nënshtetasve të huaj nen moshës 70 vjeç, ISHP këshilloi që të pritet shpallja e datës së vaksinimit për secilën kategori.

Ata konfirmuan se nuk ka nevojë të regjistroheni tek mjeku i familjes, ose tek portali e-Albania.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>