Të paktën 20 persona kanë vdekur në shtatë ditët e fundit në dhe përreth aeroportit të Kabulit gjatë përpjekjeve të evakuimit pasi kryengritësit talebanë morën kryeqytetin afgan javën e kaluar, tha një zyrtar i NATO-s të dielën.
“Kriza jashtë aeroportit të Kabulit është për të ardhur keq. Fokusi ynë është të evakuojmë të gjithë të huajt sa më shpejt që të mundemi,” tha ai për Reuters.
Turmat janë shtuar në aeroport çdo ditë gjatë javës së kaluar, duke penguar operacionet e evakuimit ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera përpiqen të evakuojnë mijëra diplomatë dhe civilë të tyre, si dhe afganë të shumtë.
“Forcat tona po mbajnë distancë të rreptë nga zonat e jashtme të aeroportit të Kabulit për të parandaluar çdo përplasje me talebanët,” shtoi zyrtari i NATO -s.
Marrja e shpejtë e kontrollit të Afganistanit nga talebanët ka ngjallur frikë nga hakmarrjet dhe kthimin e ligjit të ashpër Sharia që grupi mysliman sunit ushtroi kur ishte në pushtet dy dekada më parë.