Të rinjtë europianë nga 29 në 39 vjeç përbëjnë 40% të infeksioneve të reja

Nga Exit News
Të rinjtë europianë nga 29 në 39 vjeç përbëjnë 40% të infeksioneve të reja

Rritja e numrave të infeksioneve të reja me koronavirus në Europë vjen si rezultat i shtimit të të infektuarve mes të rinjve.

Ndryshe nga muajt e parë të pandemisë, në mars dhe prill, kur të moshuarit përbënin numrin më të lartë të të infektuarve, sot të rinjtë zënë 40% të rasteve të reja ditore me Covid–19.

Në Gjermani – e cila ditën e enjte raportoi shifrën më të lartë në tre muaj për infeksionet e reja në një ditë me 1,445 të tillë – mosha mesatare e të infektuarve ka shkuar në 34 vjeç.

Në Holandë po regjistrohet një mesatare ditore prej 600 rastesh të reja me Covid-19, sa gjysma e shifrës rekord të shënuar në pikun e pandemisë.

Në Francë, Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se shkalla e incidencës së virusit për 100,000 banorë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, është rritur nga 7 në 45 në muajin maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>