Tejmbushen dy spitalet Covid, mbi 200 të shtruar

Nga Exit News
Tejmbushen dy spitalet Covid, mbi 200 të shtruar

Më shumë se 203 pacientë po kurohen në dy spitalet Covid: në spitalin Infektiv dhe në Sanatorium.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën, 164 prej pacientëve janë pozitiv me Covid-19. 14 prej tyre po kurohen në terapi intensive me oksigjen, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Po ashtu, vazhdojnë të shtruar në dy spitalet dhe 39 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar dhe aktualisht rezultojnë të negativizuar, por vazhdojnë të kenë nëvojë për kurimin e pasojave dhe dëmtimeve që i ka lënë virusi.

Ministria nuk bëri publik numrin e saktë të pacientëve që po kurohen në spitale, të dyshuar me Covid dhe duke vuajtur simptomat e tij, por që sipas tamponit rezultojnë të painfektuar.

Në 24 orët e fundit, në vend u zbuluan 168 pacientë të rinj me Covid dhe humbën jetën 4 pacientë.

Siç Exit News ka shkruar më parë, një prej shkaqeve përse nuk po hapen spitalet Covid 3 dhe 4, megjithëse numri i pacientëve po rritet, është mungesa e personelit mjekësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>