
Pavarësisht se mijëra studentë po protestojnë prej tre ditësh kundër vendimit të qeverisë Rama për rritjen e tarifave të Universitetit, televizionet kryesore të vendit nuk po e pasqyrojnë këtë ngjarje. Ato kanë zgjedhur të mbulojnë nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet kompanisë Kastrati dhe Hyaat Hotel. Ndërkohë protesta po transmetohet drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.