Disa muaj më parë Ministria e Zhvillimit Urban hapi tenderin me vlerë rreth 800 mijë euro për “Hartimin e planeve të përgjithshme vendore për shtatë bashkitë e vendit”.
Pavarësish se pjesa më e madhe e planeve të përgjithshme vendore (të njohura ndryshe edhe si masterplane), të hartuara për të gjitha bashkitë e vendit në fund të viti të kaluar, disa bashki i hapën procedurat e tenderit pas publikimit të Planit të Përgjithëshëm vendorë.
Në tenderin për Bashkinë e Kolonjës, Këlcyrës dhe Përmetit morën pjesë 13 kompani, të cilat kanë marrë pjesë edhe kanë fituar edhe në tendera të tjera, përfshirë këtu kompaninë UNLAB, e cila ishte e përfshirë në hartimin e masterplanit të Tiranës, dhe Atelier 4 firma e preferuar e arkitekturës e Kryeministrit edi rama. Shattë kompanitë u skualifikuan në raundin e parë, dhe vetëm 5 kompani dorëzuan ofertën financuar në raundin e dytë:
- Atelier 4: 46,800,000 lekë
- GAIA S.A. Meleton: 26,948,4000 lekë
- A.N.G.E.A. Sovieta Cooperative Consortile + A&I Design: 45,082,866 lekë
- UTS-01: 26,242,300 lekë
- ABKONS + IP3: 42,700,000 lekë
Dy kompanitë GAIA dhe UTS-01 u skualifikuan në raundin e parë sepse ofertat e tyre ishin tepër të ulëta, në mënyrë jo realiste.
Gjithsesi, ndërmjet tre ofertuesve të mbetur, komisioni i prokurimeve publike përzgjodhi atë që kishte bërë ofertën më të lartë, Atelier 4.
Kjo vlen të theksohet sepse zakonisht mes ofertuesve që kalojnë në raundin e dytë, përzgjidhet kompania me ofertën më të ulët. Në këtë rast ABKONS duhet të ishte përzgjedhur fitues i tenderit. Faktikisht ABKONS paraqiti një ankesë kundër vendimit të komisionit, por mori përgjigjen përkatëse më 4 korrik.
Ky tender tregon edhe njëherë se vetëm një grup i vogël kompanish, të lidhura ngushtë me qeverinë kanë shanse të fitojnë tenderat për rikualifikimet dhe planifikimet urbane. Ligji për prokurimet publike nuk i hyn në punë askujt e është sa për fasadë.