Tension në Kuvend, përjashtohet deputetit Noka

Tension në Kuvend, përjashtohet deputetit Noka

Shumica qeverisësë dhe opozita po debatojnë me tone të ashpra sot në senacën e kuvendit.

Debate i fortë mes deputetit democrat Flamur Noka dhe Kryeministrit Rama ka sjellë përjashtimin e deputetit Noka nga seance.

Teksa kryeministri Rama po fliste në foltore, dhe përdori fjalor fyes ndaj ish-Kryeministrit BErisha, Zoti Noka kërkoi ndëshkim për Ramën nga kreu i kuvendit.

Reagimit të deputetit Noka, Kryeministri Rama i është përgjigjur sërish me ofendime, duke u shprehur:

“Nga ç’pyll e keni sjellë këtë, nga ç’pyll e keni gjetur këtë dhe e keni sjellë këtë në Tiranë. Nga ka dalë ky mo? Ishte në strofull ky mo, nga doli ky”.

Zoti Ruçi nuk ka reaguar për fjalorin e kryeministrit, por me justifikimin se zoti Noka ndërhyri në fjalimin e Zoti Rama, e përjashtoi atë nga seanca.

Pas përjashtimit, deputetët demokratë bllokuan foltoren, por as kjo nuk I ndali debatet e forta.

Aktulisht PD-PD-LSI po shkëmbejnë akuza për përmbytjet e vendit dhe mosmarrjen e masave për rimbursim të qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>