Teoritë konspirative gjatë pandemisë së COVID-19 në Evropë

Nga Exit News
Teoritë konspirative gjatë pandemisë së COVID-19 në Evropë

Teoritë e konspiracionit antisemite dhe raciste po marrin gjithnjë e më shumë hapësirë në Evropë, sipas një studimi të ri nga Gjermania, Britania dhe Suedia. Të nxitura nga pandemia e koronavirusit, këto lëvizje kanë nisur të bëhen të rrezikshme, duke fituar më shumë hapësirë dhe duke tërhequr më shumë mbështetës.

Bllokime, kufizime udhëtimi, shkolla të mbyllura – koronavirusi ka ndryshuar në mënyrë dramatike jetën e përditshme për njerëzit në të gjithë Evropën.

Pandemia mund të ketë pasoja të paparashikuara afatgjata për klasat politike të Europës, e teksa teoritë konspirative po përhapen, besimi në sistemin politik po zvogëlohet.

Kështu tregoi një studimi i ri nga Fondacioni Gjerman Amadeu Antonio, që anketoi 12,000 njerëz në tetë vende për qëndrimet e tyre politike.

Paragjykimi në rritje

Një shumicë e të anketuarve në Francë, Itali, Poloni dhe Hungari besojnë se sistemi politik në vendin e tyre është prishur plotësisht ose pjesërisht. Në Gjermani dhe Suedi, gati një e treta e njerëzve ndajnë këtë pikëpamje.

Paragjykimet kundër emigrantëve, myslimanëve dhe grupeve të tjera janë në rritje. Në të gjitha vendet e anketuara, rreth një e treta e të anketuarve kanë një mendim negativ për emigrantët. Në Hungari shifra është 60%.

E djathta politike, në veçanti, po përpiqet të përfitojë nga kjo, sipas Joe Mulhall të Hope Charitable Trust.

“Megjithëse një pjesë e madhe e të djathtës ekstreme evropiane nuk ka arritur të shfrytëzojë pandeminë aq sa ata shpresonin, ajo ka çuar në një epokë të re të teorive të konspiracionit ndërsa njerëzit kërkojnë ngushëllim në shpjegime të thjeshta për një botë që duket se është jashtë kontrollit”, tha Mulhall.

LEXO  Rusi, Vladimir Putin nis mandatin e katërt në krye të shtetit

Në të gjithë Evropën, ka pasur protesta kundër bllokimeve dhe kundër elitave politike në muajt e fundit – shpesh të nxitura nga teoritë konspirative.

Nga SHBA-ja lëvizja antisemitike QAnon ka shkuar përtej Atlantikut – veçanërisht në Gjermani dhe Britani.

Ata besojnë në teori të tilla si trafikimi i fëmijëve në mbarë botën dhe kontrolli i mendjeve nga njerëz të Hollivudit dhe politikanë apo hebrenj.

Autorët e studimit besojnë se rreziku kryesor është se këto paragjykime mund të vazhdojnë edhe pas përfundimit të pandemisë.

 

Kërcënimi i terrorizmit të djathtë

Autorët e studimit paralajmërojnë gjithashtu se rreziku i sulmeve të krahut të djathtë mbetet i lartë në të gjithë Evropën.

Midis teoricienëve të konspiracionit, ka një zhvendosje nga mbështetja për partitë dhe organizatat kryesore të ekstremit të djathtë në lëvizjet transnacionale që janë të organizuara lirshëm, beson Joe Mulhall i Hope Charitable Trust.

Këto grupe normalisht nuk bëjnë plane konkrete për sulme, sipas autorëve të studimit, por ata i inkurajojnë ata në grupet e tyre dhe ndajnë njohuritë kryesore.

Angazhimi civil kundër kësaj urrejtjeje është i vështirë sepse individët nuk mund të gjenden lehtësisht fizikisht, por përkundrazi janë duke u rrjetëzuar vazhdimisht përtej kufijve kombëtarë, shtojnë ata.

Por të tre fondacionet kanë arsye të jenë optimistë. Solidariteti në shumë qytete dhe komunitete i sjellë nga pandemia është inkurajues: Familjet, lagjet, madje edhe të huajt po ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin në të gjithë Evropën. Në mesin e urrejtjes, viti i fundit ka parë shembuj tërheqës të sakrificës, dashurisë dhe shpresës.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>