Një tërmet i madh, 7.2 Rihter goditi Haitin të shtunën në mëngjes dhe u ndje në të gjithë Karaibet. Janë raportuar viktima, por numri ende nuk dihet.
Shërbimi Gjeologjik amerikan raportoi se ka një thellësi prej 10 km.
Vendet e prekura janë Bahamas, Republika Dominikane, Xhamajka, Haiti, Porto Riko, Ishujt Turks dhe Caicos dhe Kuba.
Një tërmet me magnitudë 7.0 që goditi Haitin më 12 janar 2010, duke shkaktuar 220,000 deri në 300,000 viktima dhe plagosur qindra mijëra të tjerë.