Një tërmet 6,4 ballë godet Shqipërinë, 6 viktima dhe qindra të plagosur

Një tërmet 6,4 ballë godet Shqipërinë, 6 viktima dhe qindra të plagosur

Një tërmet i fuqishëm prej 6,4 ballë goditi Shqipërinë sot në orën 03:54 të mëngjesit, i cili shkaktoi të paktën 6 viktima, mbi 500 të palgosur dhe disa ndërtesa krejtësisht të rrënuara.

Epiqendra e tërmetit ishte në det, rreth 11 km në veriperëndim të Durrësit. Lëkundjet e e tij u ndjenë në të gjithë territorin e vendit, por me forcë të madhe në Qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan në Durrës, ku nga rrënimi i plotë i ndërtesës 7-katëshe të Hotel Palmës, në afërsi të portit, humbën jetën dy gra, ndërsa një tjetër humbi jetën nga rrëzimi i një pjese të një banese 5-katëshe.

Në Thumanë humbën jetën një fëmijë 10-vjeçare dhe një grua nga shembja e dy pallateve disa katëshe.

Mbi 350 persona të lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.

Ndërkohë, deri në orën 09:00 të mëngjesit, dhjetëra persona të tjerë mbeten nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë.

Dëmtime nga të lehta në të rënda kanë pësuar mijëra ndërtesa në të gjithë zonën nga Lezha në Fier dhe në brendësi të vendit deri në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>