Lëkundje të forta me magnitudë 4.6 të shkallës Richter trazuan kryeqytetin pasditen e sotme. Tërmeti u ndje rreth orës 5:05 për disa sekonda dhe shkaktoi frikë ndër qytetarë, të cilët dolën nga ndërtesat.
Epiqendra e tërmetit thuhet të ketë qenë rreth Gërdecit në Vorë me thellësi 10-30 kilometra. Instituti i Gjeoshkencës e raportoi tërmetin me magnitudë 4.3. Lëkundjet janë ndjerë përveçse në kryeqytet edhe në Durrës, Fushë-Krujë dhe Lezhë. Aktualisht nuk raportohet për dëme.