Tërmet i fortë trondit Tiranën

Nga Redaksia
Tërmet i fortë trondit Tiranën

Lëkundje të forta me magnitudë 4.6 të shkallës Richter trazuan kryeqytetin pasditen e sotme. Tërmeti u ndje rreth orës 5:05 për disa sekonda dhe shkaktoi frikë ndër qytetarë, të cilët dolën nga ndërtesat.

Epiqendra e tërmetit thuhet të ketë qenë rreth Gërdecit në Vorë me thellësi 10-30 kilometra. Instituti i Gjeoshkencës e raportoi tërmetin me magnitudë 4.3. Lëkundjet janë ndjerë përveçse në kryeqytet edhe në Durrës, Fushë-Krujë dhe Lezhë. Aktualisht nuk raportohet për dëme.

Qytetarë të Tiranës të frikësuar pas tërmetit, 19 dhjetor, 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>