Një tjetër tërmet goditi vendin pak minuta më parë. Lëkundja me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter krijoi panik të qytetarët në Spitalin e Durrësit. Godina e Spitalit, ku gjenden qytetar të plagosur nga tërmeti i së martës, pësoi dëmtime të konsiderueshme.
Mjekët dhe pacientët kanë dalë jashtë të frikësuar nga lëkundja e fortë e tërmetit. Urgjenca e Durrësit gjithashtu është bllokuar për shkak të tërmetit.
Deri më tani janë shënuar mbi 500 lëkundje të tjera të tokës. Të martën vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë.Tëmeti i datës 26 nëntor la 41 të vdekur, mbi 650 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale në Durrës dhe Thumanë.