Termocentrali i Nartës – një histori dështimi

Termocentrali i Nartës – një histori dështimi

Shumë vite më parë me financimin e përbashkët të Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Botërore (BB), Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), atëherë kompania shtetërore për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, vendosi të ndërtojë një termocentral me naftë me fuqi 100 MW në Nartë.

Termocentali duhet të mbulonte problemet e vazhdueshme të vendit me furnizimin me energji elektrike në kohën e thatësirës. Në atë kohë energjia prodhohej ekskluzivisht nga hidrocentrale me probleme të mëdha në periudhat kur nuk kishte reshje.

Ky projekt u kërkua në fillim nga qeveria Nano dhe u përfundua në vitin 2005 nga qeveria Berisha.

Në vitin 2005, kontrata me vlerë mbi 100 milionë euro u fitua nga kompania italiane Maire Technimont. Kjo kompani, e fuqishme në teknologjinë e impianteve të termocentraleve, ishte krijuar nga shkrirja e kompanive të mëdha Fiat Engineering dhe Technimont në pronësi të grupit Montedison.

Kjo kontratë u duartrokit nga qeveria e atëhershme, si risi në tregun shqiptar, duke theksuar në mënyrë të veçantë rëndësinë e kompanisë italiane.

Pavarësisht vonesave në kantierin e ndërtimit dhe rishikimet e vazhdueshme të projektit , sot pas 12 vitesh, termocentrali i ndërtuar në Nartë, në një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, nuk ka prodhuar asnjëherë asnjë kilovat energji elektrike — si pasojë e defekteve të sistemit të ftohjes.

Sistemi i ftohjes, i përbërë nga një dalje me lesh xhami me diametër rreth 2 metra që hyn në det në thellësinë e disa metrave për të thithur ujin e nevojshëm për të ftohur impiantin, nuk ka funksionuar kurrë sipas parashikimeve.

Një nga arsyet është thyerja dhe mbushja me rërë e tubit në brendësi të detit nga stuhia e vitit 2009.

Teknikët nënujorë italianë, të kontraktuar nga kompania ndërtuese për të rregulluar tubin lidhës, tregojnë se kanë gjetur brenda tij edhe rrjeta peshkimi, me siguri të futura aty nga dikush në mënyrë jo të rastësishme me qëllim sabotimin e termocentralit.

Por pavarësisht se tubi u rregullua, termocentrali ka vazhduar me probleme të njëpasnjëshme në sistemin e ftohjes dhe që atëherë nuk u vu më në funksionim.

Qeveria shqiptare vendosi të hedhë firmën ndërtuese në gjykatën e arbitrazhit me arsyen e një defekti në projektim, ndërkohë që kompania ka braktisur kantierin.

Qeveria kërkon nga kompania dëmshpërblim prej 130 milionë euro, aq sa ka kushtuar edhe insvetimi deri më tani.

Mësohet se përveç kësaj çështje, në gjykatën e arbitrazhit është regjistruar edhe një çështje tjetër e qeverisë shqiptare kundër së njëjtës kompanie. Kësaj herë për mospagesën e rreth dy milionë euro taksa të papaguara nga dega shqiptare e kompanisë italiane.

Historia e termocentralit në Narta është shumë e ngatërruara. Sigurisht çmimi i një kilovat/orë energji të prodhuar nga nafta ështe më i lartë se sa një kilovat/orë energji e prodhuar nga termocentralet dhe rreth katër herë më shumë se sa çmimi mesatar i importimit të energjisë nga vendet fqinje.

Dhe ndoshta për këtë motiv termocentrali nuk u vendos asnjëherë në punë.

Por në pritje të vendimit të gjykatës së arbitrazhit, qeveria shqiptare do të vazhdojë deri në vitin 2019 të paguajë këstet e financimit të kontratës me institucionet financiare ndërkombëtare, për një kosto vjetore prej 5 milionë eurosh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>