Tetë të vdekur dhe 771 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga Exit News
Tetë të vdekur dhe 771 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se në vend janë regjistruar edhe 8 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Në bazë të 3 937 mostrave të testuara në qendrat publike e private shëndetësore, kanë rezultuar edhe 771 persona pozitivë.

Ndërkohë, sëmundjen e kanë kaluar edhe 666 pacientë dhe mbeten ende 11 909 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 81392 raste, prej të cilëve 67 731 janë shëruar, ndërsa 1 752 kanë përfunduar në fatalitet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>