Thaçi dekoron Grenellin për merita të veçanta në stabilizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë

Nga Exit News
Thaçi dekoron Grenellin për merita të veçanta në stabilizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, të dërguarin special të Presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sipas medias në Kosovë.

Thaçi e dekoroi Grenell për kontributin e tij në stabilizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam shumë i lumtur për kontributin për marrëveshjen për stabilizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Amabsadori grenell arrit këtë sukses, atë që të tjerët nuk e arritën, amabsadori Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do sjellë paqe, stabiliteti ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, tha ai para mediave.

Thaçi falënderoi edhe presidentin amerikan, donald Trump, për angazhimin në arritjen e marrëveshjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>