Thaçi del më 18 nentor para Gjykatës Speciale në Hagë

Nga Exit News
Thaçi del më 18 nentor para Gjykatës Speciale në Hagë

Sot, më 18 nentor në orën 11:00, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë para Gjykatës së Hagës për herë të dytë. Njoftimi u bë nga Dhomat e Specializuara më 11 nentor.

Më 9 nëntor në orën 15:00, u mbajt seanca e parë gjyqësore për Hashim Thaçin, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Sipas njoftimit për media të Dhomave të Specializuara, seanca do të jetë publike. Ajo do të transmentohet drejtperdrejt në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Më 5 nentor Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit. Ai tashmë ndodhet në ambjentet e paraburgimit në Hagë.

Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>