Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm nëse në tryezën e diskutimeve është njohja reciproke mes vendeve.
“Ky dialog ka kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe, është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar,” tha Thaçi të hënën për mediat.
Ai shtoi se në mënyrën se si po zhvillohet deri më tani dialogu,” është në favor të Serbisë”.
Gjithashtu ish-kryeministri dhe udhëheqësi i LDK-së në koalicionin qeverisës, Isa Mustafa kohët e fundit ka kritikuar procesin e dialogut me Serbinë.
“Në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj,” shkroi Mustafa në Facebook të shtunën.
Ai gjithashtu përmendi betimin e ministrave serbë duke cituar “do të jenë të përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.
“Shtrohet pyetja si konvergjon dialogu për marrëveshje gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke me këtë zotim të qeverise serbe! A mundet BE të jap shpjegimin e saj?” shkroi Mustafa.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë rifilloi pas një ndalese rreth një muaj për shkak të mosmarrëveshjeve të palëve në çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti vazhdimisht ka deklaruar se Asosacioni është një çështje e mbyllur, ndërsa Serbia kërkoi që çështja të diskutohet gjatë procesit të negociatave në Bruksel.
Kosova dhe Serbia nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit në 2013, e cila përcaktoi krijimin e ASM. Ai kaloi në parlament me dy të tretat e votave.
Në vitin 2015, palët ranë dakord mbi parimet për krijimin e ASM-së. Në tetor, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dërgoi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, ku u zbulua se 23 artikuj të marrëveshjes ASM nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.